Nga jeta në fshat te tapeti i kuq, modelja shqiptare e ftuar të flasë para studentëve amerikanë

Bota e Yjeve

Nga jeta në fshat te tapeti i kuq, modelja shqiptare e ftuar të flasë para studentëve amerikanë

Më: 23 mars 2019 Në ora: 12:31
Emina Cunmulaj

Modelja e famshme, Emina Cunmulaj, është mjaft aktive në rrjetet sociale. Aty ajo jep detaje nga përditshmëria e saj, këshilla makijazhi apo edhe duke shprehur hapur shqetësimet e saj.

Por së fundmi, Emina ka ndarë me ndjekësit e saj të shumtë një lajm shumë të gëzuar dhe emocionues për të.

Modelja është ftuar nga Universiteti i Michigani-t për të dhënë leksione bazuar në eksperiencën dhe sfidat që e çuan nga Mali i Zi dhe jeta në fshat, drejt pasarelave më të famshme në botë.

“Fjalimi i saj do të eksplorojë “dashurinë që jap dhe ndaj me ata në nevojë”, potencialin për një jetë më të mirë për shumë njerëz dhe si ta kanalizojmë kapacitetin tonë për ta bërë botën një vend më të mirë”, shkruhet në njoftimin e Universitetit.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat