E çuditshme! Modelja e njohur gëzohet për djegien e Notre Dame

Bota e Yjeve

E çuditshme! Modelja e njohur gëzohet për djegien e Notre Dame

Më: 17 prill 2019 Në ora: 07:50
Marisa Papen

Djegia që ndodhi dy ditë më parë në katedralen e Notre Dame shokoi mbarë botëm dhe të gjithë luteshin që katedralja të shpëtonte, përveç një personi.

Bëhet fjalë për modelen Marisa Papen, e njohur për pozat nudo në vende të ndryshme. Ajo shkruajti në rrjete sociale se ishte e lumtur që po digjej Katedralja 850-vjecare.

"Kishat po digjen. Një epokë e re po vjen. Unë jap mëshirën time për të gjithë ata që kanë qenë viktimë e kishës. Seksualisht / mendërisht / fizikisht ...", shkruajti ajo. Postimin e shoqëroi me një fotografi nudo para Katedrales Notre Dame.

Image

Pati reagime të ndryshme ku disa ndanin të njëjtin mendim me modelen belge, ndërsa të tjerë e kritikonin. 26-vjecarja njihet për shpirtin e lirë dhe për kundërshtimet fetare, për të cilat ka shkaktuar zemërim në shtete të ndryshme.

Para disa muajsh, vizitoi Hagia Sophia, një xhami osmane në Turqi që është kthyer në muze, por për pothuajse 1000 vjet ishte kisha më e madhe e krishterë ortodokse greke në botë. Modelja belge qëndroi para Hagia Sophia me një burkë por më pas ngriti skajin e saj dhe doli nudo, gjë që zemëroi myslimanët në të gjithë botën.

Papen ka provuar edhe burgun prej veprimeve të saj. Kujtojmë se ajo u arrestua dhe qëndroi një natë në qeli pasi pozoi nudo në një tempull egjiptian si edhe përpara Wailing Wall në Jerusalem.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat