Ylli i Instagramit shkon në ekstrem për të provuar që prapanica e saj është e vërtet

Bota e Yjeve

Ylli i Instagramit shkon në ekstrem për të provuar që prapanica e saj është e vërtet

Më: 27 prill 2019 Në ora: 06:54
Daisy Keech

Një modele e mediave sociale ishte e lodhur me kritika nga ndjekësit e Instagramit, kështu që ajo gjeti një mënyrë për të u mbyllur gojën kritikëve të saj.

Daisy Keech ka një faqe të Instagramit të mbushur me foto që tregojnë format e saja.

Ajo krenohet që ka një prapanicë shumë të formuar, dhe e reklamon atë shumë. Por për këtë 19 vjeçarja shpesh merr komente kritike.

Image

Shumë e kanë akuzuar atë se ajo ka përdorur fotoshopin ose që ka pasur ndërhyrje kirurgjike për të arritur paraqijten e saj.

Por ajo gjithmonë ka këmbëngulur që trupi i saj është tërësisht natyral.

Por tani ajo duket që edhe ka prova që e mbështesin argumentin e saj.

Adoleshentja shkoi te një kirurg plastik në Beverly Hills për të e ‘’certifikuar’’ prapanicën e saj.

Në një video të shpërndarë nga ajo në Instagram, Dr. Ashkan Ghavami ekzaminon lëkurën rreth prapanicës së saj, teksa ajo qëndron në të brendshme.

“Trupi i saj është i bekuar gjenetikisht. Prapanica e saj është e vërtet, kështu që i thashë asaj që të mos brengoset nga komentet për atë se çka thonë të tjerët.”, thotë mjeku.

Videoja është parë 151 mijë herë dhe modelja ka marrë shumë komente të mira.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat