AYR United është një skuadër skoceze që militon në Ligën e Dytë dhe pretendon që këtë sezon të ngjitet në Premiership.
Ashtu si vitin e kaluar, skuadra zgjodhi një mënyrë ndryshe për të prezantuar fanellat e sezonit të ardhshëm. Një femër dhe një mashkull, të dy modelë kanë prezantuar fanellën duke e pikturuar në trupin e tyre të zhveshur.
Kjo është një traditë që vijon ndër vite tek klubi skocez, ku më parë janë përdor vetëm femra toples për të prezantuar fanellat e reja, që ka ndezur shumë debate duke e cilësuar si një veprim seksist.
Fanellat e prezantuara ndër vite: