Fansat e shpallën të zhdukur, Rashel Kolaneci “gjendet” pas disa muajsh në ishullin e famshëm të Greqisë

Bota e Yjeve

Fansat e shpallën të zhdukur, Rashel Kolaneci “gjendet” pas disa muajsh në ishullin e famshëm të Greqisë

Më: 6 maj 2019 Në ora: 17:30
Rashel Kolaneci

Rashel Kolaneci është një ndër femrat më seksi të ekranit shqiptar, e cila prej kohësh ishte shpallur “e zhdukur” nga fansat, pasi nuk po shihej më në qarkullim.

Por ka qenë vetë ish-velina e Ermal Mamaqit, që ka postuar fotot e para pas disa muajsh, duke deklaruar se stina e verës sapo ka nisur për të. Rashel ka realizuar foto seksi me bikini të kuqe, ndërsa po pushon në një nga ishujt më luksozë dhe të famshëm të Greqisë, pikërisht në Mykonos.

Rasheli po kalon disa ditë relaksi nga Greqia, nga ku ka publikuar edhe fotot e saj në “Instagram”, duke marrë komente pa fund. Mirëpo, ajo nuk është vetëm, pasi shoqërohet nga modelja shqiptare që vendosi të tërhiqej nga karriera, pikërisht Kristin Prengaj. Të dyja vajzat na kanë treguar që janë shoqe të ngushta nëpërmjet komenteve që i kanë bërë njëra-tjetrës në “Instagram” dhe tashmë kanë gjetur kohën e lirë për t’u relaksuar pranë njëratjetrës.

Në fotot e postuara duket që Rashel ka një fizik në përfeksion, me forma edhe më të rrumbullakosura se më parë. Dalja e saj e fundit në ekran ishte vitin e kaluar kur u bë pjesë e spektaklit të kërcimit “Dance with me” me partner Seldi Qalliun. Kujtojmë që Rashel u bë e njohur si velina e Ermal Mamaqit në programin e tij, emision nga i cili u largua papritur. Pas largimit, ajo u rikthye sërish si e ftuar, ku në përballje më pasuesen e saj Kejvina Kthella ra pre e komenteve krahasuese se kush ishte më seksi nga të dyja.

Rasheli e ka rrëfyer që merret me boks, sport që e ka ndihmuar të ketë forma të plota, edhe pse ende s’i ka mbushur 20-vjeç. Pas largimit nga “Xing me Ermalin” dhe rishfaqjen në tjetër ekran si e ftuar, në programin e Edi Manushit ku flitej për sportin, Rasheli realizoi një set të nxehtë fotosh për sezonin vjeshtë-dimër.

Para një viti, Rashel Kolaneci u përfol si “new entry” në televizionet shqiptare, që tërheq vëmendjen me format seksi. Që në fillimet e saj si velinë, sportistja e kickbox-it bëri përshtypje me pozat e saj gjatë një koleksioni fustanesh nusërie të vitit 2017, duke treguar anën e saj sensuale. Edhe në ato poza ishte fotografi Juxhin Kurti, që solli karakterin e saj ndryshe, duke përfaqësuar imazhin e nuses 17-vjeçare.

Pozat zbuluan anën tjetër të karakterit pasi ishim mësuar që Rashelën ta shihnim në ring apo në palestër. Vajza me tipare mesdhetare arriti të ketë famën e menjëhershme, pasi çdo të shtunë prezantonte të rejat e javës në “Xing”. Gjatë këtij programi ajo bëri bujë, pasi mundi në ringun e boksit reperin Noizy, një ish-lojtar kickbox-i, po ashtu në Londër. Për linjat trupore është komentuar shpesh, duke aluduar për ndërhyrje estetike, por ajo ka treguar se kirurgët e saj të vetëm janë prindërit.

Ish-gjimnazistja e “Petro Nini Luarasi” në Tiranë, krahas studimeve ka zhvilluar edhe pasionin e saj për sport si dhe fushat e artit, kryesisht modë. Edhe pse Rashel ka nisur rrugëtimin e saj në televizion, në një rrëfim të fundit për mediat, ajo veçonte si prioritet rezultatet në shkollë. “Ndiej kënaqësi kur kohën e shfrytëzoj dhe e kaloj në mënyrë produktive, kështu që stërvitja në palestër, studimet, modelingu apo edhe angazhime të tjera janë pjesë e përditshmërisë sime”, shprehej ajo.

Por edhe pse i pëlqen bota e televizionit, Rashel tregon se nuk konsumon shumë kohë para televizorit, pasi, sipas saj, prej kësaj bote virtuale mund të përfitosh informacion, argëtim, komunikim etj..” Në lidhje me komentet që i bëjnë asaj në rrjetet sociale, ajo sqaronte: “Kurioziteti dhe vëmendja ndaj komenteve apo kritikave konstruktive nuk më mungon, qoftë edhe ndaj komplimenteve. Le të shohim nëse në planet e saj të afërta është rikthimi në ndonjë emision televiziv apo do të preferojë të bëjë fotomodelen e internetit.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat