Tara Reid ekzagjeron me veshjen kur del për darkë

Bota e Yjeve

Tara Reid ekzagjeron me veshjen kur del për darkë

Më: 13 maj 2019 Në ora: 22:04
Tara Reid

Tara Reid nuk ka nevojë për një arsye shumë të fortë që të vishet më ndryshe se në përditshmëri.

Ylli i “Jossie and the Pussycats” është parë teksa po shkonte për darkë në lokalin e frekuentuar shumë nga yjet, Craig’s, në Los Angeles me një pamje aspak të zakontë për një ngjarje si kjo.

43 vjeçarja kishte zgjedhur një fustan të gjatë dhe shumë të ekzagjeruar ngjyrë të kuqe dhe vjollce me shumë pala – fustan që padyshim se do të ishte më i përshtatshëm për ndonjë ngjarje të rëndësishme në botën e artit se sa për një darkë të zakonshme.

Kjo ishte padyshim një zgjedhje shumë interesante e Reid për një darkë në restorantin ku yjet si aktorët e  “Real Housewives of Beverly Hills”, familja Kardashian-Jenner, vëllezërit Jonas dhe të tjerë zgjedhin të shkojnë me xhinse dhe veshje shumë të përditshme.

Të paktën, Reid është përkujdesur që fustanin mos ta kombinojë me take, por me atlete.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat