Rita Ora që prej ditës së djeshme po qëndron në Francë.
Rita Ora po merr pjesë në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Kanë.
Këngëtarja dje ishte e ftuar të performonte në evnetin e organizuar nga “Magnum”, ku tërhoqi vëmendje me fustanin e bardhë.
Gjatë ditës së sotme, paparacët kanë publikuar disa fotografi në të cilat Rita shfaqet e veshur me fustan bardhë e zi.
Ajo kishte shtuar flokët, të cilat i kishte lidhur, kurse fustanin e kishte kombinuar me një palë sandale pa taka.