Vera është për fotot perfekte dhe sekretin për t’i realizuar jua tregon Kiara Tito

Bota e Yjeve

Vera është për fotot perfekte dhe sekretin për t’i realizuar jua tregon Kiara Tito

Më: 27 qershor 2019 Në ora: 06:46
Kiara Tito

Vera është stina kur kemi më shumë kohë për të pushuar dhe i dedikohemi më shumë se çdo herë fotove, më së shumti për të ruajtur kujtime.

Ne kemi parë me vëmendje profilin e moderatores Kiara Tito, e cila bie në sy për pamjen gjithmonë të kuruar dhe faktin që është shumë simpatike.

Fotot e saj në rrjete sociale janë padyshim të bukura dhe ajo që ne kemi kuptuar është fakti që Kiara me apo pa dashje e ka ndarë sekretin e saj me të gjithë ndjekësit. Sipas Kiarës, një shkrepje e realizuar bukur ka nevojë për diell!

Image

Nëse do të shikonit me kujdes, një pjesë e mirë e fotove të moderatores reflektojnë dukshëm diellin. Kiara zgjedh më së shumti t’i ketë rrezet mbi fytyrë dhe rezultati është i dukshëm. Gjithashtu, periudha kur ajo shkrep shumicën e fotove është në kohën kur ka perëndim dhe drita më e bukur merret në ato pak minuta.    

Na besoni kur ju themi se pasi ta provoni këtë mënyrë të të bërit foto, do realizoni të gjitha shkrepjet që keni dëshiruar gjithmonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat