Është shtatzënë? Tuna sapo i shtoi më shumë dyshimet me këtë foto

Bota e Yjeve

Është shtatzënë? Tuna sapo i shtoi më shumë dyshimet me këtë foto

Më: 24 korrik 2019 Në ora: 14:27
Tuna Sejdiu

Këngëtarja e njohur Tuna Sejdi disa kohë më parë publikoi albumin e saj të parë pas lindjes së djalit. Këngët u pritën mjaft mirë dhe u kthyen shumë shpejt në hite.

Prej disa ditësh, Tuna ka publikuar një sërë fotosh ku shihet e pranishme në koncerte të ndryshme. Në njërën prej tyre, fansat nisën të aludonin se bukuroshja bjonde ishte në pritje të fëmijës së dytë për shkak të barkut të fryrë.

Tuna nuk reagoi dhe fansat vazhdojnë t'i dërgojnë komente të ndryshme këngëtares së njohur. Në një postim të fundit, Tuna shfaqet e veshur me një fustan të kuq, ku shfaqet me barkun e rrumbullakosur.

Image

“Të uroj me një vajzë je shumë e mirë”, i shkruan njëri nga fansat, ndërkohë që e pyesin se nëse është përsëri shtatzënë, komente të cilat Tuna ka zgjedhur mos ti përgjigjet. 

Image
Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat