Dikur ia shpëtoj jetën, tani Selena Gomez nuk flet me miken më të ngushtë

Bota e Yjeve

Dikur ia shpëtoj jetën, tani Selena Gomez nuk flet me miken më të ngushtë

Më: 3 gusht 2019 Në ora: 20:09
Selena Gomez/Francia Raisa

Selena Gomez ka nëntë muaj që nuk kontakton më shoqen e saj të ngushtë që nga fëmijëria, Francia Raisa.

Aktorja Raisa e cila po ashtu i dhuroi një veshkë asaj duke e shpëtuar nga vdekja aktoren Gomez thuhet se nuk ishte e pajtimit me mënyrën e jetesës së Selenes pas transplantimit të veshkës dhe ato ziheshin vazhdimisht.

Siç raportoi Radar, Raisa ishte zemëruar që Gomez filloi të pinte alkool menjëherë pas transplantit të vitit 2017, ndërsa ajo ishte akoma e brishtë dhe po shërohej.

Image

Një burim i afërt me Gomez tha se në anën tjetër ajo ishte lodhur se ndjehuri “borxhli” ndaj saj.

“E vërteta është se Selena ishte e lodhur duke ndjerë sikur i kishte borxh diçka, sepse ajo i dha asaj një veshkë,” shpjegoi burimi për Raisa, i cili tha në një intervistë për vitin 2018 se ishte lodhur emocionalisht dhe fizikisht nga transplantimi. “Kjo ishte zgjedhja e Francës; Selena nuk e vodhi veshkën prej saj”, tha ky burim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat