Para se të takonte Kanye West, Kim Kardashian zbulon se e humbi kohën kot me burra të tjerë

Bota e Yjeve

Para se të takonte Kanye West, Kim Kardashian zbulon se e humbi kohën kot me burra të tjerë

Më: 26 gusht 2019 Në ora: 23:24
Kim Kardashian

Ylli televiziv, Kim Kardashian, është shprehur se ka humbur kohë kot me burra të tjerë, në një intervistë me bashkëshortin e saj Kanye West për revistën “Vogue Arabia”.

Gjatë kësaj interviste, Kim foli gjithashtu edhe për takimin e parë romantik me Kanye, që u bë në vitin 2012. 38-vjeçarja ka shtuar se që në fillim donte që të krijonte një romancë sa më shpejt me të.

“Unë thosha, dreqin, pse harxhova kaq shumë kohë dhe energji? Pse nuk e bëra më shpejt këtë?””, tha Kim për takimin e parë me bashkëshortin e saj.

Ndërkohë nëna e katër fëmijëve me West, ka pasur edhe disa lidhje të pasuksesshme. Kujtojmë lidhjet e saj me Nick Cannon, Reggie Bush dhe Miles Austin, si dhe martesën me Kris Humphries që zgjati 72 ditë.

Ndërsa ylli i “Keeping up with the Kardashians” u takuar për herë të parë me Kanye në vitin 2003, ku në atë kohë ishte e lidhur me Ray-J. Pas atij takimi ata mbetën miq, edhe pse 38-vjeçarja e dinte se West kishte kohë që dëshironte të kishte lidhje romantike me të për një kohë të gjatë.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat