Kompletohet përbërja: Zbulohet emri i fundit në ‘Dance with me 6’ - Bota Sot
Kompletohet përbërja: Zbulohet emri i fundit në ‘Dance with me 6’

Bota e Yjeve

Kompletohet përbërja: Zbulohet emri i fundit në ‘Dance with me 6’

Më: 14 shtator 2019 Në ora: 17:44
Ilustrim

Edicioni i 6-të i ‘Dance with me’ do të fillojë një javë me vonesë nga tradita të Hënën e datës 23 Shtator në televizionin Klan.

Ky program i cili ka prodhuar shumë lajme këtë vit për shkak të ndryshimeve në juri dhe çiftet pjesëmarrëse duket se është kompletuar në kast vetëm pak ditë përpara nisjes.

Pas raportimeve se nga programi janë tërhequr Çiljeta Xhilaga dhe Marsela Çibukaj, më në fund është gjetur partnerja e Valer Kolnikajt.

Mësohet se këtë rol do ta marrë Stela Kotri, prezantuesja e cila vitin e kaluar u shfaq nën logon e ‘Top Channel’ si moderatore e programit ‘Në shtëpinë tonë’. Për arsye të panjohura, ajo u largua nga ky program dhe televizioni në fjalë dhe duket se është gati për një sfidë të re, tashmë kur edhe koha më e madhe në dispozicion ia mundëson një gjë të tillë.

Interesantja e kësaj lëvizje është fakti se ajo do e ketë rival në një prej çifteve Florian Agalliun, partnerin televiziv në sezonin e shkuar.

Tashmë mund të thuhet zyrtarisht se çiftet e këtij edicioni janë: Eduart Ndocaj e Kejvina Kthella, Florian Agalliu dhe Era Rusi, Mateus Frroku dhe Eliona Pitarka, Ermal Peçi dhe Eva Murati dhe Stela me Valerin. /Prive.al

ImageImage
Image
Image
Image
Image

 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...