Rihanna duket mahnitëse në të bardha - Bota Sot
Rihanna duket mahnitëse në të bardha

Bota e Yjeve

Rihanna duket mahnitëse në të bardha

Më: 18 shtator 2019 Në ora: 11:19
Rihanna

Rihanna shfaqi figurën trupore në një kostum të bardhë në ‘masterclass’ të organizuar nga “Fenty” në Korenë e Jugut.

Nuk janë të panjohura paraqitjet e saj ku duket mahnitëse, shkruan DailyMail.

Rihanna ishte veshur në të bardha në ‘masterclass’ që organizoi të martën me “Fenty Beauty” në Korenë e Jugut.

Image

Këngëtarja, 31 vjeçe, kishte veshur xhaketë të bardhë dhe pantallona, teksa dha një fjalim duke shpalosur këshillat rreth bukurisë në Kullën Botërore Lotte në Seul.

Ndërsa arriti në tapetin e zi, për fjalimin e saj rreth sekreteve të bukurisë, Rihanna dukej joshëse në xhaketën e bardhë.

Image

Linja e saj “Fenty Beauty” u lansua në fillim të këtij muaji në Azi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...