Rihanna flet për herë të parë për shtatzëninë - Bota Sot
Rihanna flet për herë të parë për shtatzëninë

Bota e Yjeve

Rihanna flet për herë të parë për shtatzëninë

Më: 9 tetor 2019 Në ora: 20:42
Rihanna

Riri nguron të japë intervista, mirëpo me Anna Wintour, kryeredaktoren e Vogue ndryshojnë gjërat. Në një intervistë të përbashkët, ku të dyja pyesin njëra-tjetrën, zbulojmë shumë gjëra për Rihanna-n, por edhe për Anna-n. Nëse ndonjëherë keni pasur kureshtje për të ditur nëse Anna, gatuan apo i jep makinës, mësojeni tani.

“Nuk gatuan dhe i jep shumë keq makinës”,-ka treguar ajo.

Ndërkohë, kalojmë paksa tek Rihanna. Diva e muzikës pop ka treguar se nëse do të martohej, stilisti me të cilin do të bashkëpunonte për fustanin e nusërisë është: John Galliano.

Mirëpo, çfarë thotë Riri rreth lajmeve të shtatzënisë që kanë qakulluar së fundmi. Anna e pyet "Rihanna a po shpreson për një bebe së shpejti?"

Ndërkohë kjo është përgjigjja e saj :"Unë nuk mendoj për gjëra të tilla. Por nuk i di planet e Zotit për këtë! I imagjinoj që tani gjithë thashethemet e shtatzënisë pas kësaj interviste".

Pra, Riri nuk është shtatzënë, por ka në plan të martohet.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...