Në fshehtësi të plotë, çifti i famshëm martohet sot pas 1 viti lidhje

Bota e Yjeve

Në fshehtësi të plotë, çifti i famshëm martohet sot pas 1 viti lidhje

Më: 19 tetor 2019 Në ora: 16:05
Jennifer Lawrence, Cooke Maroney

Aktorja e njohur Jennifer Lawrence thuhet se do të lidhë sot kurorë me partnerin e saj Cooke Maroney pas 1 viti lidhjeje.

Sipas burimeve të “People” dyshja do të shkojë drejtë altarit të shtunën e 19 Tetorit dhe vetëm një natë më parë kanë organizuar një darkë ekstravagant për miqtë e ftuar në ceremoni.

Darka e aktorja 29-vjeçare, fituese e çmimit Oscar dhe  34-vjeçarit Maroney- drejto i një galerie arti u mbajt në Rose Island nën një tendë të bardhë ku ishin të ftuar 140 persona. Të dashuruarit do t’i thonë “PO” njëri-tjetrit në katedralen e vjetër Belcourt në Neëport në ishullin Rhode dhe miqtë e parë që janë parë të mbërrijnë në qytet janë Kris Jenner, këngëtarja Adele, ndërkohë që lista e të ftuarve përfshin edhe emra të njohur si Bradley Cooper, Nicole Richie, Joel Madden

Katedralja e bukur ku do të zhvillohet ceremonia do të mirëpresë të ftuarit që thuhet se do të shijojnë një menu ekstravagante.

Martesa e Lawrence dhe Maroney vjen tetë muaj pasi një zëdhënës i aktores konfirmoi me PEOPLE se dyshja u fejua në shkurt, pas më pak se një viti nga njohja e tyre.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat