Të lutem Luana, vazhdo të bësh të njëjtën gjë në ekran

Bota e Yjeve

Të lutem Luana, vazhdo të bësh të njëjtën gjë në ekran

Më: 22 tetor 2019 Në ora: 06:34
Luana Vjollca

Me siguri e shihni Luana Vjollcën të shtunave në “Shiko kush Luan”. Në mos në ekran, Luanën e keni shumë aktive në Instagram dhe shumica prej jush e ndiqni, pasi ajo ka plot 1.4 milionë ndjekës.

Nuk e dimë nëse e keni vënë re këtë detaj tek Luana Vjollca, por në dy puntatat e fundit të “Shiko Kush Luan”, moderatorja ka vendosur të vijë me një grim të thjeshtë, pa shumë tone të errëta. Zakonisht, ajo ka preferuar grimin mbase skenik, por ndonjëherë lodhen sytë edhe nga shumë ngjyra me të cilat eksperimentojnë grimierët.

Mirëpo, Luana siç duket ka vendosur të kthehet tek natyralja, ngjyrat e tokës, ato që në fakt i shkojnë më shumë. Shpesh komentohet për ndonjë ndërhyrje në fytyrë, ose në trup, por Luana vazhdon punën pa e vrarë mendjen se çfarë thonë njerëzit.

E shkruam këtë gjë më sipër, për të thënë se ajo nuk ka nevojë për një grim aq të rënduar me tiparet që ka. Mjafton më pak, që ajo të duket bukur. Madje edhe grimieri i saj, Arbër Bytyqi shkruan në Instagram se ky është look-u i tij i preferuar nga Luana. Të lutem, Luana vazhdon qëndro tek natyralja, sepse dukesh më bukur dhe je më pranë vajzave të zakonshme.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat