Jennifer Lopez sapo u shfaq në publik me një nga palltot e preferuara të Meghan Markle! - Bota Sot
Jennifer Lopez sapo u shfaq në publik me një nga palltot e preferuara të Meghan Markle!

Bota e Yjeve

Jennifer Lopez sapo u shfaq në publik me një nga palltot e preferuara të Meghan Markle!

Më: 17 nëntor 2019 Në ora: 19:39
Jennifer Lopez

Meghan Markle dhe Jennifer Lopez patjetër që kanë stile shumë të ndryshme. Dukeshës së Sussex i pëlqen të mbajë gjëra të natyrës më konservatore, edhe pse herë pas here e bën një zhytje në tendencat e kohës. 

Lopez, nga ana tjetër, sjell vazhdimisht dramën në veshjet e saj, pavarësisht nëse e bën këtë kur zbret në tapetin e kuq apo kur shkon në palestër. Por ka një gjë që të dy zonjat kanë të përbashkët dhe kjo është dashuria e tyre për një pallto dimri e cila praktikisht, I reziston kohës.

Jennifer u fotografua së fundi në një ditë të ftohtë në NYC, me pallton Sentaler ngjyrë bezhë, kombinuar me tshirt dhe pantallona të zeza të puthitura pas trupit dhe atlete Alexander McQueen.

Asnjë veshje e J.Lo – madje as ato rastësore – nuk është e plotë pa aksesorët, prandaj nuk kishte harruar të merrte syzet goxha të mëdha të diellit.

Meghani mbajti një pallto thuajse identike të së njëjtës markë gjatë shërbesës në kishë, ditën e Krishtëlindjeve në vitin 2017. Ajo veshi versionin e saj të palltos që vjen me rrip në mes, me një kapele magjepsëse ngjyrë kafe, doreza dhe taka të larta.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat