Dukja e personazheve VIP në dasmën e MC Kreshës dhe Erzinës - Bota Sot
Dukja e personazheve VIP në dasmën e MC Kreshës dhe Erzinës

Bota e Yjeve

Dukja e personazheve VIP në dasmën e MC Kreshës dhe Erzinës

Më: 15 dhjetor 2019 Në ora: 23:08
Personazhet VIP në dasmën e MC Kreshës

Reperi i njohur i labelit “PINT”, MC Kresha, i ka dhënë sonte (e diel) fund beqarisë.

Ai ka kurorëzuar dashurinë e tij me martesë me Erzina Shehun, e cila është menaxhere e brendit “Zara” në Kosovë.

Dasma e tyre është mbajtur në Prishtinë, dhe për celebrimin e tyre është kujdesur kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Megjithëse të ftuar kanë qenë një numër i vogël, një rreth shumë i ngushtë i çiftit të cilët kanë dëshiruar ta mbajnë çdo gjë private – prapëseprapë kishte mjaft të ftuar fytyra publike.

Lyrical Son, Lumi B, Ledir Vula, Gjiko dhe Elita Rudi, Big Bang Beats, janë vetëm disa nga personazhet VIP që nuk munguan në këtë mbrëmje.

Ata janë kujdesur që në një mbrëmje si kjo të duken bukur dhe me klas, në dasmën e kolegut të tyre.

Në vazhdim ju sjellim disa imazhe që tregojnë se si janë dukr yjet në dasmën e MC Kreshës.

Image
Image
Image
Image
Image
Image

 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat