Rikthimi i Arilena Ara, në SHBA, lidhet edhe me karrierën, por edhe me jetën e saj private.
Këngëtarja që sapo fitoi festivalin e RTSH-së, përgatitjet për këngën “Shaj”, i bëri në studiot e Los Angelos, SHBA, ku edhe bashkëpunon me kompozitorin e njohur bullgar, Darko Dimitrov.
Atje ajo ka gjetur edhe dashurinë.
Partneri i Arilenës është identifikuar me emrin në Instagram, Popikola, por këngëtarja nuk ka dhënë më tepër detaje mbi identitetin e tij dhe profesionin.
Arilena ka interpretuar me tw në klipin e ri që sapo ka publikuar “I’ll Give You My Heart”.
Ai duket se e shoqëron edhe në këngët e saj, çka besohet se ka lidhje me studiot e muzikës në Los Angelos, ku Arilena po punon prej një viti.
Ata së bashku kanë kaluar pushimet e verës në SHBA.
Arilena Ara në intervistat e vitit të kaluar tha se shumë shpejt do të zbulonte se kush ishte djeli misterioz që puthej me të në plazh, por nuk ka dhënë kurrë detaje.