Mblodhi mbi 500 mijë dollarë me foto nudo, modeles i ndodh e papritura

Bota e Yjeve

Mblodhi mbi 500 mijë dollarë me foto nudo, modeles i ndodh e papritura

Më: 6 janar 2020 Në ora: 19:20
Kaylen Ward

Një modele në rrjete sociale zgjodhi që të zhvishej për të mbledhur të ardhura për personat e prekur nga zjarret kërcënues në Australi.

Kaylen Ward tha se mblodhi 500 mijë dollarë brenda dy ditësh duke ofruar fotografi nudo. Ajo bëri një postim në Twitter shkruajti se personat që i dërgonin prova se do të futeshin në listën e bamirësve, do të merrnin fotografi nudo.

“Po prisja të mblidhja ndoshta 1000 dollarë, por postimi shpërtheu”, tha ajo për BuzzFeed.

Kur postimi u bë viral, Instagram vendosi që ti mbyllte llogarinë e saj personale. Ajo vendosi të hapte një të re teksa përpiqej të merrte të vjetrën, por rrjeti social ia mbylli të dyja.

Pas kësaj, bëri një postim në Twitter ku deklaroi se familja e kishte mohuar për këto veprime, por është e lumtur që mund të shpëtojë koalat.

"Instagrami im u caktivizua, familja ime më ka mohuar dhe djali që pëlqeja nuk do më flasë më për shkak të atij postimi. Por ç’rëndësi ka, shpëtoni koalat", shkruajti Kaylen.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat