Modelja braziliane e Playboy ka guxuar të bëjë tatuazh një prej futbollistëve të preferuar.
Si një fanse e madhe e Lionel Messit, ajo ka zgjedhur që të bëjë portretin e tij në një vend tepër intim.
Me anë të disa fotografive, 29-vjecarja brune duke e ulur pranë artistit që po i realizon fytyrën e futbollistit me famë botërore.
"Meqenëse bëra tatuazhin e mburojës së Barcelonës në prapanicë, unë mendoja të bëja një tatuazh tjetër për të nderuar lojtarin më të mirë në histori.
Unë e komentova këtë për herë të parë në një intervistë televizive gjatë udhëtimit në Meksikë kur fitova Miss Butt World. Ishte një premtim dhe unë do e mbaja atë", tha Suzy.
Nuk dihet si do reagojë bashkëshortja e futbollistit Lionel Messi, Antonella Roccuzzo pas këtyre fotografive.