“Kam mësuar ta gjej më të bukurën në botë”

Bota e Yjeve

“Kam mësuar ta gjej më të bukurën në botë”

Më: 12 maj 2020 Në ora: 20:49
Dakota Johnson

Aktorja Dakota Johnson ka thënë në një intervistë kohëve të fundit se ajo ka arritur ta mposhtë depresionin duke gjetur të bukurën në botë.

Aktorja ka folur në një intervistë për revistën Marie Claire për depresionin, me të cilin ajo ishte mësuar që në moshë të hershme, nga 15 vjet.

“Kam mësuar ta gjej të bukurën dhe si ta ndiejë jetën”, ka thënë Dakota në këtë intervistë.

Image

Në këtë intervistë të rrallë për numrin e ri të kësaj reviste, aktorja ka folur hapur për fansat dhe ka pranuar se ka pasur probleme mendore derisa rritej.

“Kam vuajtur nga depresioni qëkurse kam qenë e re – prej moshë 14 apo 15 vjeçare”, tha ajo. “Ishte kjo kohë ku me ndihmën e profesionistëve arrita që të shërohem. Mandej u mësova më këtë jetë dhe gjëja gjëra të bukura për t’i larguar këto ndjenja”. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat