Dua Lipa fotografohet duke shëtitur në plazh me të dashurin

Bota e Yjeve

Dua Lipa fotografohet duke shëtitur në plazh me të dashurin

Më: 27 gusht 2020 Në ora: 17:04
Dua Lipa dhe Anwar Hadid

Këngëtarja me fame botërore, Dua Lipa ka qenë duke shijuar kohën në Shteteve të Bashkuara të Amerikës që kur u zhvendos në Kaliforni për jetuar afër të dashurit të saj Anwar Hadid.

Dua u pa së fundi teksa shijoi një ditë pushimi në motin me diell në plazh me të dashurin e saj, 21 vjeçar, ndërsa morën qenushin e tyre të ri Dex për një shëtitje në Malibu, shkruan Daily Mail.

Dua mori gjithë vëmendjen teksa u shfaq e veshur me një palë bikini me dizajn me lule dhe një këmishë me shirita rozë.

Ajo i mbante flokët e saj të kapura lart, duke vënë në pah bukurinë e saj natyrale, pasi kishte vënë vetëm një dozë të vogël të makijazhit.

Ndërsa, Anwar, dukej se kishte veshur një kostum zhytjeje, por që e kishte hapur atë dhe lënë të veshur vetëm në pjesën e poshtme.

Dua aktualisht është zhvendosur në Los Angeles te i dashuri i saj, Anwar Hadid, ndonëse e gjithë familja e saj dhe rrethi shoqëror jetojnë në Mbretërinë e Bashkuar. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat