U vesh si Jennifer Lopez për “Halloween”, mediat e huaja shkruajnë për Luana Vjollcën

Bota e Yjeve

U vesh si Jennifer Lopez për “Halloween”, mediat e huaja shkruajnë për Luana Vjollcën

Më: 2 nëntor 2020 Në ora: 12:44
Luana Vjollca

Moderatorja e dashur për publikun, Luana Vjollca, zgjodhi që me rastin  “Halloween”-it të shfaqej si Jennifer Lopez. Të shtunën mbrëma ajo rrëmbeu gjithë vëmendjen në emisionin e saj “Shiko Kush Luan”.

Luana kishte zgjedhur të vishte fustanin ikonë “Versace”, që këngëtarja me famë botërore e ka veshur 20 vite më parë.

Me këtë veshje, bukuroshja ka marrë gjithashtu edhe vëmendjen e mediave të huaja. Një revistë në Azerbajxhan ka shkruar për veshjen e Luana Vjollcës dhe maskimin e saj në emision.

Image

Moderatorja ka postuar në “Instastory” një foto ku tregon artikullin e shkruar për të dhe ka mbetur e surprizuar.

 “Magazin e cilit shtet është kjo dhe çfarë kanë shkruar”, ka shkruar Luana Vjollca në postimin e saj.

“Fotografia e modeles me një fustan jeshil Versace tërhoqi vëmendjen e të gjithëve. Megjithatë, përpara Luanës, këngëtarja me famë botërore Jennifer Lopez veshi për herë të parë fustanin ikonë Versace në vitin 2000 për çmimet Grammy. Jennifer ndryshoi fustanin dhe u shfaq sërish pas 20 vitesh në sfilatën e Milan Fashion Week”, shkruhet në artikullin e revistës së huaj.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat