Fotot e nxehta/ Xhesika Ndoja stile Kamasutre nga shtrati martesor tek xhakuzi

Bota e Yjeve

Fotot e nxehta/ Xhesika Ndoja stile Kamasutre nga shtrati martesor tek xhakuzi

Më: 22 nëntor 2020 Në ora: 20:40
Xhesika Ndoja

“Zyrtarisht në karantinë” ishte statusi, me të cilin Xhesika Ndoja shoqëroi postimin e fundit në rrjetet sociale të disa fotove të realizuara pranë shtratit martesor, e duke përfunduar sipër xhakuzit.

Mënyra si pozon është komentuar si rikthim në stiler “kamasutra”, ashtu si në një nga klipet e saj. Ndërkohë, te komentuesit ka nxitur dyshimet dhe kureshtjen për të mësuar më shumë detaje rreth mashkullit sekret, me të cilin ajo po kalon këtë karantinë duke u izoluar në një shtëpi.

Xhesika Ndoja, e cila krahas muzikës i është futur edhe biznesit, këtë verë nëpërmjet një mesazhi në rrjetet sociale ka lënë të kuptohej se ishte ndarë dhe nga i dashuri i fundit, që preferoi ta mbante sekret.

Image

Ndërkohë, burime pranë saj kanë treguar se ajo ka nisur një histori të re me një mashkull që preferon ta mbajë sërish sekret, pasi ka zënë mend nga një prej lidhjeve të saj, që mori fund direkt pas postimit të fotove me ish-partnerin në një limuzinë.

Xhesika, e cila nuk ndalon së realizuari edhe foto të reja siç ishin ato “hot” në periudhë izolimi nga koronavirusi, me anë të një poze ku shfaqej me të brendshme bëri dhe një status pothuaj me pullë të kuqe referuar organit të saj gjenital, ndërsa shprehej: “Më mirë e mbaj vetë sesa me ua besu të tjerëve!”, duke vendosur emojin e pjeshkës, që dihet çfarë simbolizon në zhargonin e rrugës.

Xhesika theu karantinën e pranverës për të realizuar një set fotosh seksi me të brendshme, ndërkohë që ka ngjallur shumë komente mes ndjekësve, të cilët u surprizuan nga deklarata e saj, pasi e kanë përkthyer si vendim për të hequr dorë nga seksi dhe marrëdhëniet zhgënjyese, që s’të çojnë askund.

Në foton e postuar pak kohë më parë binin në sy tatuazhet në trup, në njërin prej të cilit shkruhet: “Një libër është një histori për mendjen. Një këngë është një histori për shpirtin”.

Ndërsa në tatuazhin shjihet një trëndafil i madh në këmbë, që i ka mbuluar gjithë pjesën e kofshës. Në fotot e saj ajo shfaq anën e saj ekstravagante, ndryshe nga disa kohë më parë, ku realizoi një set pozash sensuale në stilin e seks simbolit amerikan të viteve ’50-të, Marilyn Monroe.

Fotot e mëparshme të realizuara në Prizren nga Senad Hallaqi u paraprinin projekteve të reja muzikore të saj, njërin prej të cilëve sapo e ka publikuar, klipin me titullin “Dashni”. Projekt i ri erdhi pasi realizoi setin transgresiv, që i parapriu projektit me titullin “69”.

Në një nga momentet e atij klipi, ajo shfaqej e ulur po ashtu në një shtrat martesor, por në vend të ndonjë mashkulli, pranë saj shiheshin dy femra me veshje seksi. Vetë Xhesika me stilin e saj dukej si një aktore e kinemasë për të rritur, nëse i referohemi edhe konteksit të titullit të këngës “69”, një nga stilet e Kamasutrës.

Kështu, Xhesika kishte vendosur të eksperimentonte me këto stile në biznesin e muzikës, duke i sjellë një nga një në projektet e saj të nxehta. Por me klipin e ri “Dashni”, ndodhi ndryshe.

Dy vite pas ndarjes nga i dashuri pasanik, u fol se asaj i ishte rikthyer sërish besimi në dashuri. U tha se Xhesika kishte nisur një histori të re që i dedikoi këtë këngë, histori që këtë herë e mbajti sekret. Por kjo histori zgjati pak dhe Xhesika e prezantoi sërish veten single.

Kujtojmë që emri më i komentuar në tregun muzikor jo vetëm për fotot hot në rrjetet sociale, por edhe për propozimet që ka marrë nga njerëz të rëndësishëm, u bë e njohur me klipin me titull “Kamasutra”, e më pas me duetin “Shoqe bitch” me Kallashin.

Para ca kohësh, ajo u komentua në portale për faktin së bëri një postim në “Instastory”, ndërsa ishte duke numëruar tufat me euro. Nuk munguan komentuesit me pyetjet e tyre se si i siguron gjithë këto para.

Por për të gjithë, Xhesika kishte si sqarim ironik se, në fakt, po numëronte kartëmonedhat Euro për t’ia dhënë borxh deputetit, nisur nga një histori e vjetër, ku u përfol në media për propozimin që i kishte bërë një deputet i Kuvendit. Sa i përket historisë që mori fund para më shumë se dy vitesh, ajo ishte një histori që sipas mediave zgjati sa një muaj mjalti.

Vetë Xhesika nuk dha asnjë intervistë apo detaj se ku ishte njohur me personin në fjalë, të cilin e prezantoi edhe me fytyrë në rrjetet sociale, por jo me emër. Nuk dihej nëse kjo lidhje dashurie ishte dhe arsyeja e vendosjes së saj në Vjenë në atë periudhë, nga ku postonte shpesh foto duke u argëtuar me partnerin.

Por vetëm pak ditë pasi ajo postoi fotot nga festa e ditëlindjes së saj (një festë surprizë nga i dashuri), u pa se gjërat ndryshuan mes tyre. Xhesika fshiu të gjitha postimet duke zhdukur çdo gjurmë në “Instagram” dhe “Facebook” me “të dashurin pa emër”, veprim që la të kuptohej se “dashuria e zjarrtë” mes tyre ishte shuar.

Nuk dihej nëse xhelozia apo ndonjë konflikt mes tyre çoi marrëdhënien drejt fundit, pasi Xhesika nga ana e saj dukej që kishte gjetur partnerin ideal, me të cilin madje po bënte plane të kalonte jetën.

Fotot e fundit me ish-in ishin në ditëlindjen e saj, ku ajo shfaqej duke u puthur në buzë dhe e rrethuar me lule e dhurata prej tij. Këngëtarja, në atë kohë iu dedikua vetëm lidhjes, por më pas vendosi të merrej me biznesin.

Në klipin e ri “Dashni” ajo shfaqej e veshur deri në grykë, duke u prezantuar serioze këtë herë edhe pse ishte kulmi i verës.

Nuk dihet se kush ishte djali që e zhgënjeu, pasi për shkak të izolimit nga pandemia edhe daljet i ka pasur të kufizuara, ndërkohë që komentuesit i kanë kërkuar të mos merret me të shkuarën, por të zbulojë identitetin e të dashurit aktual që po e mban të fshehtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat