Modelja e parë me shami vendosi të lërë modelingun

Bota e Yjeve

Modelja e parë me shami vendosi të lërë modelingun

Më: 26 nëntor 2020 Në ora: 21:49
Halima Aden

Modelja amerikane, Halima Aden thotë se po lë shfaqjet e pistave sepse puna në modë e ka detyruar atë të kompromentojë besimet e saj fetare .

23-vjeçarja, në një postim Instagram, ajo tha se pandemia e koronavirusit i kishte dhënë kohë të ndalet dhe të mendojë se cilat janë vlerat e saj si grua muslimane.

"Të jesh një "hixhabi" është me të vërtetë një udhëtim me shumë ngritje dhe ulje," tha ajo.

Halima Aden është një nga modelet e para që mban veshjen tradicionale të grave islame.

Aden, e cila ka qenë modele për disa prej sfilatave më të njohura përfshirë atë të Yeezy, nga Kanye West, postoi një seri imazhesh në rrjetet sociale për të ilustruar kohët kur ajo “humbi kontaktin me atë që ishte dhe besonte”, nga fakti që nuk lutej më si më parë deri tek mbajtja e xhinseve mbi kokë si veshje hijab-i.

Duke folur për pranimin e vendeve të punës të modelimit që ishin në kundërshtim me pikëpamjet e saj fetare, ajo tha: “E fajësoj veten vetëm sepse pashë më shumë për mundësitë që po më ofroheshin sesa për atë që do sakrifikoja”.

Ajo shtoi se problemet vinin nga atje duke qenë "mungesa e grave stiliste myslimane" brenda industrisë që mund të kuptonin pse veshja e hixhabit ishte kaq e rëndësishme.

Ajo ka marrë mbështetje në internet nga motrat modele Bella dhe Gigi Hadid dhe gjithashtu nga Rihanna.

Modelja ndau një foto të saj për fushatën e Rihannës, “Fenty Beauty”, dhe shkroi:

“Rihanna, më lër të mbaj perçen/ veshjen hijab, që solla për të vendosur. Kjo është vajza tek e cila dua të kthehem, tek Halima e vërtetë.”

Gjithashtu, Aden foli për ndjenjën që vjen nga të qenit “një minoritet brenda një minoriteti”, duke thënë: “Ajo për të cilën fajësoj industrinë është mungesa e grave stiliste myslimane”.

Sipas Aden, kjo bën që industria islame e modës të kuptohet shumë më pak.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat