Oriola i bëri urimin më të lezetshëm motrës për ditëlindje!

Bota e Yjeve

Oriola i bëri urimin më të lezetshëm motrës për ditëlindje!

Më: 28 nëntor 2020 Në ora: 14:46
Oriola Marashi

Modelja Oriola Marashi ka zgjedhur një foto të vjetër nga fëmijëria për të uruar sot motrën e saj për ditëlindje.

Dy vajzat kanë pozuar të kapura dorë për dore me njëra-tjetrën dhe nqs nuk e dalloni dot, Oriola është vajza në të majtë me flokët e shkurtër dhe fustanin e bardhë.

Bukuroshja i ka bërë urimin më të lezetshëm motrës së saj, Xhulias, duke treguar edhe një detaj “qesharak”.

Oriola rrëfeu se kur ishin të vogla, ajo s’kishte aspak dëshirë t’i ndante gjërat e saj me Xhulian, ndërsa të gjitha motrat gjetën veten këtu.

Megjithëse nuk më pëlqente të ndaja gjërat me ty, e kam shijuar që kemi ndarë fëmijërinë së bashku. Je më e shtrenjta për mua. Ishte një eksperiencë e shkëlqyer të rritesha me një vajzë të qetë, të zgjuar dhe me humor si ti. Për mua do të jesh gjithmonë motra ime, partnerja ime në krim (megjithëse unë jam partnerja dhe krimi, ndërsa ti ajo që më thua “jo”) Gëzuar ditëlindjen! Të dua shumë!”- ka shkruar modelja.

Image
Insta
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat