Si vazhdon historia e dy të rinjve? Klea Shkurti flet pas eliminimit mes lotësh në “Love Story”: Saimirin s’e zinte gjumi e më shkroi në 3 të natës

Bota e Yjeve

Si vazhdon historia e dy të rinjve? Klea Shkurti flet pas eliminimit mes lotësh në “Love Story”: Saimirin s’e zinte gjumi e më shkroi në 3 të natës

Më: 30 nëntor 2020 Në ora: 15:33
Klea Shkurti

Me shpirt poetik e personalitet të fortë u prezantua Klea Shkurti në reality show-n “Love Story”, ku në grupin e 18 vajzave të përzgjedhura në garë për partnerin e jetës, ajo pati fatin e keq t’i drejtohej gishti i eliminimit.

24-vjeçarja nga Kavaja, e diplomuar për gazetari, iu drejtua me poezi gjatë prezantimit protagonistit 33-vjeçar, Saimir Kasemi, por në shkëmbim mori një “kaq ishte”.

Për lotët që derdhi natën e eliminimit, mesazhin që i shkroi Saimiri pas mesnate, ftesa që i bëri opinionisti Robert Aliaj pas programit, si e percepton dashurinë e vërtetë dhe gjithçka që ndodhi në prapaskenë, Klea i rrëfen në këtë intervistë për “Panorama Plus”.

Image

Lotët e një bukurosheje si ti në ekran tërhoqën vëmendjen e publikut, pas largimit nga i ashtuquajturi “Princi modern”, Saimiri i ”Love Story”, ishin aktrim apo lot shpirti?

Klea Shkurti: Unë nuk munda të aktroja kur ishte për të aktruar, jo më në pjesën e eliminimit. Kam qenë më e drejtpërdrejtë se ç’duhet në këtë show, dhe të jesh sot e drejtë me njerëzit është gabim për botën ku jetojmë e njerëzit që na rrethojnë. Pa dyshimin më të vogël duhet ta kuptoni që lotët dilnin nga shpirti, për faktin se nuk arrita të kuptoja arsyen pse gishti m’u drejtua mua për rrugën drejt eliminimit. Erdhi kur nuk e prisja, por siç ndodh në jetën reale, ne nuk kemi lindur për t’u pëlqyer të gjithëve.

Po reagimi i Robert Aliajt si t’u duk pasi po ironizonte lotët e tu?

Klea Shkurti: Roberti më shkroi menjëherë më pas. Më ftoi për kafe, por unë nuk harxhoj kohën e çmuar me njerëz me dy personalitete, ku në “backstage” pohon se mbron vajzat dhe i vlerëson, ndërkohë aty tregohet pa gjak e i pështirë duke imituar gjeste. Mesazhi im pasi më kishe shkruar ishte: “Je aktor i paparë, se për analist nuk e bëre mirë punën që të është dhënë. Duhet të më kërkosh falje publike, dhe pse ti nuk e bën, se nuk e ndjen”. Më tha: “Nuk e bëra për t’u ndier keq, por për të mbështetur që ta kaloje me të qeshur, e mos ta merrje seriozisht!”. Pastaj e injorova duke mos i kthyer më.

Mendon se prezantimi si poete të prishi pak punë, pasi jetojmë në kohë dinamike ku poezia dhe romanca duket se kanë dalë pak jashtë mode?

Klea Shkurti: Poezia nuk do të dalë kurrë nga moda për aq kohë sa do jetojnë njerëz me shpirt. Më vjen shumë keq që lexova këtë pyetje! Për mua nuk ka sens kjo gjë, përkundrazi më ka shtuar pikë, por jo të gjithë njerëzit të vlerësojnë shpirtin!

Ndërkohë shohim që je vajza me shpirt poetik e që shijon luksin. Si është jeta jote e vërtetë?

Klea Shkurti: Nuk quaj luks të kesh dy shtëpi e dy makina më shumë sesa moshataret. Unë nuk mund të punoj dot kamariere, sepse nuk më del ajo pagë dhe duke i njohur vlerat e vetes gjithnjë kërkoj nga vetja të arrij sa më lart, sepse nëse nuk vlerëson veten, nuk të vlerëson askush tjetër. Në jetë ka njerëz që kënaqen me pak, e njerëz që nga vetja nuk ngopen e kërkojnë shumë. Kam punuar që 13 vjeçe në bizneset e familjes sime dhe e njoh mjaft mirë vlerën e parasë, e nuk harxhoj për gjëra luksi siç mund të mendoni. Por unë dhe një gjë të thjeshtë të vesh, kur e vesh unë luks duket, ndaj nuk u vë faj kur mendojnë kështu! (Qesh)

Image

Një djalë ideal që të bëri të qaje, “Sa-i-miri”, a mund të konsiderohet tani e tutje “Sa-i-keqi” në kujtesën tënde? Më saktë ç’koment mund të bësh për të?

Klea Shkurti: Qesha me këtë epitet. Saimiri më shkroi në 3 e gjysmë të natës, mbase s’e ka zënë gjumi nga ajo e cila i është urdhëruar të bënte, e më kërkoi të mbeteshim miq. Ai është tamam siç ka emrin. Për këtë pyetje përgjigjja ime është “no comment”.

Të pëlqeu apo të tërhoqvërtet aq shumë dhe nëse të rastis të dalësh në një takim jashtë show-t, ç’do t’i thuash?

Klea Shkurti: Ju keni të drejtë të dini se ç’ndodh brenda show-t, se ç’ndodh jashtë tij ma lini mua në dorë këtë pjesë!

Me cilën nga vajzat mendon se shkon më shumë Saimiri si çift dhe kë parashikon se do të përzgjedhë?

Klea Shkurti: Për ta merituar e meriton Enxhëll. E them me shpirt këtë gjë, sepse ajo është për t’u marrë shembull nga të gjitha që janë aty.

E si gazetare e diplomuar, Saimiri mund të jetë një ditë përballë teje. Me çfarë pyetjesh do ta vije në siklet?

Klea Shkurti: Do t’i bëja pyetjet: A je bërë pishman që po merr pjesë në “Love Story”? Ke ardhur vërtet për të gjetur dashurinë? A u bëre xheloz që mos të më shihnin djemtë e tjerë jashtë ekranit, dhe më hoqe për të më mbyllur në shtëpi e për të më pasur vetëm për vete? (Qesh)

Kanë filluar ngacmimet me mesazhe në “Instagram”, pasi u shfaqe në ekran? Ka djem që duan të dalin me ty?

Klea Shkurti: Ngacmimet e djemve nuk më kanë munguar asnjëherë, por jam unë ajo që bëj zgjedhjen. Pranoj më mirë të rri vetëm, sesa të dal me një listë ku të gjithëve do t’u vihet viza. Nuk dal me djem që ngacmojnë, dal me djem që propozojnë!

Image

Nisur edhe nga titulli i formatit “Love Story”, ç’është dashuria e vërtetë për ty?

Klea Shkurti: Historinë e dashurisë sime të vërtetë do ta marrin regjisorë të famshëm, fitues të “Oscar” e ta bëjnë film.

Gjithsesi, ç’ndjesi të la kjo eksperiencë televizive dhe kjo lloj gare për mes 18-vajzash për një partner të vetëm?

Klea Shkurti: Unë jam vajzë e fortë, kam karakter të fortë, edhe pse të futesh në brendësinë time, gjen një oqean me lot, zemër të thyer e shpirt të ndarë copë. Eci me synime në jetë e nuk do ndalem kurrë për të bërë gjërat që vërtet di dhe dua t’i bëj!

Ndërkohë ke bërë një status ku ke paralajmëruar surpriza pas këtij eliminimi. Për çfarë bëhet fjalë?

Klea Shkurti: Surpriza le të mbetet surprizë, por di të them që do qani shumë që më hoqët!

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat