“Me jetë”- Bes Kallaku publikon foto me Ajkën e vogël dhe na i shkriu zemrat

Bota e Yjeve

“Me jetë”- Bes Kallaku publikon foto me Ajkën e vogël dhe na i shkriu zemrat

Më: 2 dhjetor 2020 Në ora: 13:46
Bes Kallaku

Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj janë prindër të një vajze, të cilën e kanë quajtur Ajka.

Meqë në korrik të këtij viti ajo mbushi 2 vjeç, duket se çifti nuk e ka më problem të publikojë portretin e saj në rrjetet e tyre sociale.

Së fundmi, aktori i humorit ka publikuar në llogarinë e tij në Instagram një foto, ku shfaqet bashkë me Ajkën para karuselit në “Sheshin Skëndërbej”, në Tiranë.

“Me jetë,”- shkroi Besi krahas fotos, që duket si një foto kopertinash.

Disa muaj më parë, Xhensila Myrtezaj tha në një intervistë për “NIN” se e kanë në plan që ta bëjnë Ajkën me një motër apo me një vëlla, por jo tani, pasi është ende herët.

Gjithashtu, këngëtarja shprehu dëshirën të kishte sërish një vajzë, përpos familjes së madhe.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat