“Ose do vish me mua, ose …”- Rovena Stefa rrëfen eksperiencën e frikshme me fansin e armatosur

Bota e Yjeve

“Ose do vish me mua, ose …”- Rovena Stefa rrëfen eksperiencën e frikshme me fansin e armatosur

Më: 6 dhjetor 2020 Në ora: 06:29
Rovena Stefa

Mbrëmjen e djeshme, këngëtarja e njohur, Rovena Stefa zbuloi çmendurinë më të madhe që një fans ka bërë për të.

E ftuar në “Glamour Zone”, këngëtarja tha se fansi i dehur i shkoi me armë në dorë në një koncert.

Image

Sipas saj, u desh ndërhyrja e sigurimit që ai ta linte të qetë, dhe pranoi se djali është dhunuar më pas fizikisht nga truprojat e saj.

Image

“Ka qenë në Suedi, një shqiptar i fiksuar. Kam qenë në prapaskenë me dy këngëtarë të tjerë dhe sigurimin, dhe ai ka gjetur një mënyrë dhe ka ardhur aty mbrapa (në prapaskenë) dhe kishte armë me vete.

Image

“Më tha: ‘O do vish me mua o s’ka…’ Ishte problem, sepse ai ishte i dehur, dhe kishte armë. Por më pas e kanë marrë, dhe ka ngrënë një drru të mirë (qesh),”- rrëfeu këngëtarja.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat