3 muaj pas operacionit të vështirë, Enca i rikthehet normalitetit

Bota e Yjeve

3 muaj pas operacionit të vështirë, Enca i rikthehet normalitetit

Më: 8 dhjetor 2020 Në ora: 15:58
Enca

Gati 3 muaj më parë, Enca Haxhia pësoi një aksident, prej të cilit u detyrua që të kryente dhe një operacion në këmbë. Këtë kohë asaj i është dashur të qëndrojë më së shumti në shtëpi për shkak se nuk ka mundur të lëvizë lirshëm.

Gjithashtu ajo ka kryer disa seanca fizioterapie dhe më në fund ka arritur t’i rikthehet normalitetit pas 3 muajsh.

Këngëtarja ka postuar ditën e sotme një video në të cilën shihet duke ecur me këmbët e saj. Enca duket se e ka shijuar shumë këtë moment rikthimi dhe nuk ka ngurruar që ta ndajë me ndjekësit.

“Më në fund sërish në këmbë. Jam rikthyer në këmbët e mia pas 3 muajsh”, ka shkruar këngëtarja.

Enca ka treguar se ajo është vetëizoluar gjatë gjithë kësaj kohe, përveç ditës së ditëlindjes kur organizoi një festë të madhe. Gjithashtu më herët ajo ka shprehur dëshirën që të bëjë një tatuazh tek pjesa e operacionit të këmbës, por tani na mbetet të shohim nëse do e realizojë vërtetë.

Image
Insta
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat