A e keni ditur se babai i cilës këngëtarë me famë botërore, ka prejardhje shqiptare?

Bota e Yjeve

A e keni ditur se babai i cilës këngëtarë me famë botërore, ka prejardhje shqiptare?

Nga: D.B. Më: 17 dhjetor 2020 Në ora: 15:42
Shakira me prindërit e saj

Shakira e lindur 2 Shkurt 1977), më mirë e njohur profesionalisht si Shakira është një këngëtare, kërcimtare, kompozitore afariste dhe filantropiste.

Lindur dhe rritur në Barraquilla ajo filloj të përformojë, demostrojë në shkollë Muzikwn Latino-Amerikane, muzikën arabishte dhe rock and roll.

Babai i saj Don William Mebarak Chadid është i lindur në New Yourk dhe ka prejardhje shqiptare.

Nëna e saj Nidia del Carmen Ripoll Torrado është kolumbiane me prejardhje spanjolle dhe italiane. Shakira është fëmija i vetëm i përbashkët i tyre. Babai i saj ka nga një martesë e mëparshme edhe 8 fëmijë tjerë. Shakira ka 5 vëllezër dhe 3 motra nga ana e babait.

Shakira është fëmija i vetëm i përbashkët i tyre. Babai i saj ka nga një martesë e mëparshme edhe 8 fëmijë tjerë. Shakira ka 5 vëllezër dhe 3 motra nga ana e babait.

Që në moshën 8 vjeçare ajo ka filluar të shkruaj dhe të kompozoj këngë. Shumë herë ishte objekt i përqeshjeve të fëmijëve të tjerë, të cilëve nuk ju pëlqente zëri i saj. Por ajo për të vërtetuar të kundërtën mori pjesë në gara të ndryshme të muzikës për fëmijë, ku edhe fitoi. Gjuha e saj amtare është spanjolle, por ajo ka kënduar edhe në gjuhën portugeze, arabe, angleze dhe frënge.

Ajo ndërroi vendbanimin kur ishte në moshën 13 vjeçare dhe prej vendlindjes së saj Baranquilla shkoi në Bogota. Një vit më vonë (në qershor 1991) ajo solli në shitje albumin e saj të parë “Magia” (shq. Magjia) nën Sony BMG. Ky nuk korri aq sukses të madh, po ashtu as albumi i saj i dytë “Peligro” (shq. Rreziku) në vitin 1993.

Më vonë ajo ju përkushtua aktrimit dhe mori një rol në një telenovelë kolumbiane (El oasis). Nuk kishte aq eksperiencë në aktrim dhe siaktore nuk ishte e mire, por kjo kohë i ndihmoi të krijoj më shume shoqëri dhe lidhje në biznesin e arteve në përgjithësi.

Në vitin 1995 ju kthye përsëri muzikës : albumi i saj “Pies Descalos” (shq. Këmbëzbathur) kishte sukses komercial. Kënga “Estoy aqui” (shq. Ja ku jam) arriti vendet e para në top-listat kolumbiane dhe i solli kureshtjen dhe interesin ndërkombëtar muzikës së saj. Ky album u prodhua edhe në formë tjetër: “The Remixes”.

Më 1997 ajo themeloi fondin “Pies Descalos” (shq. Këmbëzbathur) me të cilin ju ndihmon fëmijëve në Kolumbi. Së bashku me Ministrinë e arsimit si dhe Institutin kolumbian për ndihmë ndaj familjes, ky fond ka një program me përmasa arsimore si dhe ndihma ushqimore për fëmijët e pastrehë dhe nevojtar. Në Kolumbi jetojnë tani për tani mbi 800 000 fëmijë, që kanë qenë viktima të dhunës dhe mbi 2 milion fëmijë nuk shkojnë në shkollë!

Më 1998 ajo u takua me Papa Gjon Palin e 2 nga i cili u nominua si ambasadore e vullnetit të mirë.

Ajo u njoftua me Emilio Estefan Jr., i cili u bë producenti i albumit të saj me radhë “Dónde están los ladrones?” (shq. Ku janë hajdutët?). Ky ishte një prodhim i shtrenjtë, me një shumë harxhimesh prej 3 milion dollarësh dhe ishte i suksesshëm si në treg e po ashtu i çmuar nga kritikët. Përmbante ndër të tjera këngët “Inevitable” (shq. E pashmangshme) si dhe hit-këngën “Ojos Asi” (shq. Sy si këta). Pasoi një album në MTV-Unplugged, që u publikua edhe si DVD. Shakira u bë e njohur në mbarë botën te të gjithë popujt latin falë kombinimit të bukur të rokut dhe muzikës latine.

Në gusht 2000 ajo fitoi në kategorinë International Viewer's Choice Award në MTV Viseo Music Award me "Ojos Asi."

Në mars të vitit 2000, ajo filloi turne tremujore "Tour Anfibio" në Amerikën Latine dhe në SHBA, që përfundoi me sukses.

Në vitin 2001 me albumin “Laundry service” arriti të fitoj edhe popujt tjerë në anën saj, pasi që ky album ishte kryesisht në gjuhën angleze (përmban 4 këngë në atë spanjolle). Me tekste në këtë gjuhë ju përshtat shijes së masave. Kritikëve nuk ju pëlqyen mangësitë e saj gjuhësore në këngë. Por kjo nuk e pengoi aspak suksesin e këngëve “Whenever, Wherever”, “Underneath your clothes” etj .

Në vitin 2003 ajo publikoi në gjuhën spanjolle albumin me këngët më të suksesshme të saj “Grandes éxitos”.

Në shtator 2002 Shakira ishte një ndër këngëtaret e fundit që fituan në kategorinë International Viewer's Choice Award në MTV Video Music Awards me “Suerte”. Kjo kategori nuk ekziston më.

 
Image

 

Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat