John Travolta u përpoq të rikthente në jetë djalin e tij të vdekur

Bota e Yjeve

John Travolta u përpoq të rikthente në jetë djalin e tij të vdekur

Më: 18 dhjetor 2020 Në ora: 18:31
Familja e John Travoltes

Rasti më tronditës ishte ai i zbuluar nga ish-nusja e djalit të tenorit me famë botërore, Placido Domingos, e cila rrëfeu se në një intervistë për Daily Mail një vit më parë se John Travolta u përpoq të ringjallte djalin e tij duke besuar në sektin e Kishës Shkencologjike.

Sipas Sam Domingos aktori dhe bashkëshortja e tij Kelly Preston morën këshilla në Kishën Shkencologjike pasi djali i tyre vdiq në janar 2009.

Jett vuante nga autizmi dhe humbi jetën gjatë pushimeve familjare në Bahamas.

Ai u gjet i vdekur në vaskë në janar 2019 pasi pësoi një krizë dhe goditi kokën në vaskë në shtëpinë e tyre në Grand Bahama Island.

Në atë periudhë, Travolta përmes një rituali tipik të Scientology, urdhëroi shpirtin e njohur si Thetan të kthehej në trupin e Jett.

“Shkencologjistët besojnë se fryma Thetan nuk futet në një trup para se të lindë. Nëse një grua humb fëmijën para se ta lindë atëherë është vetëm një guaskë e zbrazët, asgjë për tu shqetësuar. Është njësoj me vdekjen. Kur një trup vdes atëherë Thetan del dhe kërkon një trup tjetër për të qëndruar,”- tha Domingo.

Ndërsa shtoi: “John Travolta u përpoq ta rikthente Jett në jetë kur ishte në ambulancë. Aty ai i kërkoi Thetan që të futej në trupin e Jett duke thënë: Të urdhëroj të futesh në trup tani. Kjo ka për qëllim ta rikthejë në jetë. Kur djali vdiq, Kelly u vendos në kampin e Kishës në Clearëater, në një dhomë hoteli ku ditë e natë, me siguri private, duke bërë auditim. Kur humb një fëmijë në Shkencologji, besoni se fryma e Thetan, e ka lënë atë trup dhe ka gjetur një tjetër. Në rastin e Kelly-t, ajo mbeti shtatzënë ndërsa ishte duke audituar disa muaj më vonë. Ben lindi vetëm një vit e gjysmë pas vdekjes së Jett. Ajo beson se “Thetan” i Jett është në trupin e Ben.”

Megjithatë një përfaqësues i Travolës, i quajti në atë kohë pretendimet e Sam Domingos të pavërteta dhe qesharake.John Travolta nuk është i vetmi personazh i famshëm që është pjesë e këtij sekti fetar.

Image
Image
Image
Image

 

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat