Elegante dhe në super formë, por a mban dietë Lei Kraja? Ja si përgjigjet moderatorja, tregon edhe për çfarë është penduar në jetë

Bota e Yjeve

Elegante dhe në super formë, por a mban dietë Lei Kraja? Ja si përgjigjet moderatorja, tregon edhe për çfarë është penduar në jetë

Më: 22 dhjetor 2020 Në ora: 13:32
Lei Kraja

Lei Kraja është një nga moderatoret më tërheqese të sportit. Ajo është e njohur për linjat e saj trupore elegante dhe seksi.

Dhe të gjithë janë kuriozë të dinë sesi arrin ta mbajë Lei Kraja trupin në superformë.

Gjatë një mini-interviste me ndjekësit në InstaStory, moderatorja u pyet se çfarë diete përdor.

Image

Por Lei Kraja u shpreh se nuk mban dietë dhe sa herë tenton ta bëjë, shëndoshet edhe më shumë.

“Sinqerisht nuk bëj dieta dhe sa herë që bëj shëndoshem. Më mirë thjesht kur nuk e ke mendjen dhe nuk fiksohesh”- shkroi ajo.

Ndërkohë një tjetër ndjekës e pyeti se për çfarë është penduar në jetë.

Image

Moderatorja u përgjigj se dikur është penduar për gjërat që ka bërë, por tani pasi ‘ka kaluar shumë gjëra’ ka kuptuar se çdo gjë ka ndodhur siç duhej

 “Mendoja që dikur po. Por tani qe kam kaluar shumë gjëra, e kuptoj që nuk jam penduar për asgjë. Çdo gjë ka ndodhur siç duhet,”- shkroi Lei Kraja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat