​​Mickey Rourke ka tentuar të vetëvritet, e shpëtoi qeni tij

Bota e Yjeve

​​Mickey Rourke ka tentuar të vetëvritet, e shpëtoi qeni tij

Nga: D.B. Më: 23 dhjetor 2020 Në ora: 13:52
​​Mickey Rourke

Aktorin Mickey Rourke jemi mësuar ta shohim shpesh nëpër filma tek luan rolin e një burri të fortë, por këtë herë aktori ka treguar një moment të vështirë nga jeta e tij

62 vjeçari ka rrëfyer se ka qenë në prag të vetëvrasjes, dhe kur ka parë se si po e shikonte një nga qentë e tij, është penduar dhe nuk e ka shkrepur pistoletën që mbante në dorë.

Rourke e ka treguar këtë histori emocionale gjatë premierës së “Eating Happines”, një dokumentar ky rreth konsumimit të mishit të qenve në Azi.

“Isha gati në depresion dhe po vendosja se në cilën pjesë të kokës ta vendosja armën. Por ishte qeni im, Beau Jack, që më shikoi më sytë e tij sikur më thoshte: “Kush do të kujdeset për mua?. Kjo më bëri që të heqja dorë ”, ka deklaruar Rourke.

Pak kohë më parë, aktori 62 vjeçar, legjendë e Hollivudit, u fotografua përgjatë një shëtitje në Los Angelos me dy qentë e tij, teksa ishte i përlotur. Me sa duket, ai ka kaluar një periudhë të vështirë dhe ka qenë i stresuar, por të vetmin ngushëllim e ka gjetur tek qentë e tij besnikë.

Image
Image
Image
Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat