“Ishte muza e Gianni Versace”- Ndahet papritur nga jeta modelja e famshme

Bota e Yjeve

“Ishte muza e Gianni Versace”- Ndahet papritur nga jeta modelja e famshme

Më: 24 dhjetor 2020 Në ora: 13:22
Stella Tennant

Modelja e njohur britanike, Stella Tennant është ndarë nga jeta në moshën 50-vjeçare.

Tennant bëri emër në fillim të viteve ’90 në doli në pasarela për të prezantuar koleksionet e stilistëve të famshëm si Karl Lagerfeld dhe Versace, si edhe pozoi në revistat prestigjoze të modës Vogue dhe Harper’s Bazaar.

Familjarët e saj thanë se vdekja e modeles ishte e papritur dhe erdhi vetëm 5 ditë pasi ajo festoi 50 vjetorin e lindjes.

“Me trishtim të madh ne shpallim vdekjen e papritur të Stella Tennant në 22 Dhjetor 2020 . Stella ishte një grua e mrekullueshme dhe një frymëzim për të gjithë ne. Do ma mungojë shumë,”– u shpreh familja e saj.

Tennant mori famë pasi u fotografua për British Vogue në moshën 22 vjeçare në vitin 1993, dhe vazhdoi të punojë me dizajnerë të njohur dhe shtëpi të mëdha të modës përfshirë Alexander McQueen, Calvin Klein, Jean Paul Gaultier dhe Burberry.

Versace i bëri homazh modeles duke shkruar në një postim në Twitter: “Ajo ishte muza e Gianni Versace për shumë vite dhe mike e familjes.”

Tennant u terhoq nga pasarela në 1998 pasi ngeli shtatzënë me fëmijën e saj të parë, por më vonë u kthye.

Ajo u martua me fotografin me origjinë franceze David Lasnet në kishën e vogël famullitare të Oxnam në Scottish Borders në 1999 dhe kishin katër fëmijë.

Modelja e ndjerë sfiloi për herë të  fundit në  pasarelë  për preantimin e koleksionit të  Valentino Haute Couture Pranverë / Verë 2020 si pjesë e Javës së Modës në Paris në Janar.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat