Aktorja e njohur e telenovelave bëhet nënë për herë të parë

Bota e Yjeve

Aktorja e njohur e telenovelave bëhet nënë për herë të parë

Më: 24 dhjetor 2020 Në ora: 22:39
Fernanda Castillo

Aktorja e njohur e telenovelave, Fernanda Castillo është bërë nënë për herë të parë. Ajo dhe i fejuari i saj, Erik Hayser, janë bërë prindër të një djali, të pagëzuar me emrin Liam.

Ka qenë vetë aktorja që ka publikuar gjurmën e këmbës së bebes, duke treguar edhe datën e lindjes së tij.

“Liam Hayser Castillo, 19/12/2020 #Somostres”.

Pak javë më parë, 38-vjeçarja zbuloi edhe emrin e djalit të saj.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat