Një stoli në pemën e krishtlindjes së Jennifer Aniston, shkaktoi debat në internet

Bota e Yjeve

Një stoli në pemën e krishtlindjes së Jennifer Aniston, shkaktoi debat në internet

Më: 28 dhjetor 2020 Në ora: 15:41
Jennifer Aniston

Jennifer Aniston nxiti një debat në rrjete sociale, pasi ndau një fotografi të një ornamenti në pemën e saj të Krishtlindjes, shkruan Fox News, transmeton Insajderi.

Në foton që ajo kishte postuar në Instagram, shihet ajo teksa mban një ornament të drunjtë me tekst “Pandemia jonë e parë 2020”, të gdhendur me një shkrim elegant.

Sidoqoftë, duke pasur parasysh që shpërthimi i COVID-19 ka detyruar shumë njerëz të qëndrojnë në shtëpi këtë sezon festash dhe ka pamundësuar udhëtimet për të qenë afër familjes si zakonisht, disa e cilësuan zbukurimin pak pa shije duke pasur parasysh rrethanat.

Image

“Vetëm sepse ju pëlqen një i famshëm, kjo nuk do të thotë se ata nuk duhet të japin llogari. Më vjen keq, por është e pandjeshme vendosja e një ornamenti ku shkruhet “pandemia 2020”. Njerëz të pafajshëm humbën jetën për shkak të kësaj pandemie. Nuk do ta festojmë. Përmisohu, Jennifer Aniston”, shkroi një përdoruese.

“Kjo që Jennifer Aniston (ishte apo s’ishte stolia e saj ajo që postoi në IG) është shumë pa shije. Kushdo që ka bërë atë ornament është një idiot dhe e kundërta e empatisë”, shkroi një tjetër përdorues si replikë e një postimi ku shkruante se “jemi lodhur nga njerëzit e pasur”.

Sidoqoftë, ndërsa shumë njerëz menduan se stolia ishte e pandjeshme duke pasur parasysh klimën aktuale në të cilën ndodhet vendi me infeksionet e Coronavirusit, kishte edhe të tjerë që nxituan të mbronin yllin.

Disa nga ata vunë në dukje se Aniston ka përdorur platformën e saj për të avokuar për bizneset e vogla të ndikuara nga pandemia si dhe për të inkurajuar ndjekësit e saj të mbajnë një maskë për të ndihmuar në kufizimin e përhapjes së virusit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat