“U ktheva në shtëpi dhe pashë që vajza ime ishte bërë 2 vjeçe”- Bes Kallaku tregon arsyen e shkëputjes nga televizioni dhe jep mesazhin e rëndësishëm

Bota e Yjeve

“U ktheva në shtëpi dhe pashë që vajza ime ishte bërë 2 vjeçe”- Bes Kallaku tregon arsyen e shkëputjes nga televizioni dhe jep mesazhin e rëndësishëm

Më: 31 dhjetor 2020 Në ora: 16:29
Bes Kallaku dhe Xhensila Murtezaj dhe Ajka

Aktori i njohur i humorit, Bes Kallaku prej disa kohësh është shkëputur nga televizioni dhe nuk e kemi parë me projekte të reja.

Ai zbuloi se arsyeja përse është larguar nga ekrani është familja e tij. I ftuar në “Roped With Olsi”, Bes Kallaku u shpreh se kur lindi vajza e tij ka qëndruar shumë pak kohë më të, për shkak të koncerteve, emisioneve dhe realizimit të filmit “Falko”.

Aktori tha se e kuptoi sa pak kishte qëndruar me Ajkën kur ‘një ditë u kthyer në shtëpi dhe pa që ajo po bënte 2 vjeçe’.

Ndaj mori vendimin për tu fokusuar tek familja e tij për një periudhë kohore të pacaktuar dhe dha mesazhin e rëndësishëm që ‘çdo gjë mund të blihet përveç familjes’, ndaj u kërkoi njerëzve që të shijojnë sa më shumë kohe më të afërmit e tyre.

“Kur lindi Ajka në 2018 ndenja 7 ditë me vajzën dhe pastaj vazhdova me koncerte deri në fund të gushtit. Erdhi shtatori filluan koncerte ne Itali, më pas Be Caffee, pastaj ditë të shtunë ishte në koncerte jashtë vendit, pastaj Telebingo, deri ne fund te majit. Pastaj fillova filmin, qershor, korri, gusht, në shtator shkova në Itali dhe bëra xhirimet, pastaj filloi postproduksioni i filmit, mbyllesha në studio pa dalë 20 orë dhe në 20 ishte premiera pastaj në 26 ra tërmet pastaj m’u desh të merresha me Bubqin, që ta sillnim në vëmendje sepse edhe mund të ishte harruar dhe bëra gjithçka që ta sillja në vëmendje për të çuar ndihma.  Pastaj filluan koncertet janar, shkurt. Në mars ra pandemia u ktheva në shtëpi dhe pashë që vajza ime po bënte 2 vjeçe. Ne kemi një mani shumë të madhe pasi duam t’i kushtojmë shumë vëmendje punës dhe lekut.

Vajza ime ishte rritur ishte gati dy vjeçe dhe i thashë vetes njeriu mund të blejë gjithcka, mund të rendë pas gjithçkaje, e vetmja gjë që nuk mund të blejë është kurrë  është koha e humbur.  Kjo ishte kohë e humbur për fëmijën tim prandaj kam vendosur që për një periudhë të caktuar t’i kushtohem familjes dhe mbi të gjitha të kënaqem me Ajkën, ashtu sic po bëj dhe nuk do angazhohem në televizion derisa ta shikoj të arsyeshme. Ne sot jemi të fiksuar pas rrjeteve sociale dhe të tregojmë një jetë që nuk e kemi, një jetë gënjeshtër, duhet të jetosh jetën tënde,”– tha Bes Kallaku.

Image
Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat