“Po mendoj të bëhem me fëmijë”- Fjoralba Ponari shpreh dëshirën që i habiti të gjithë

Bota e Yjeve

“Po mendoj të bëhem me fëmijë”- Fjoralba Ponari shpreh dëshirën që i habiti të gjithë

Më: 1 janar 2021 Në ora: 15:15
Fjoralba Ponari

Ditën e djeshme, Fjoralba Ponari ishte e ftuar tek “Shqipëria Live”, ku foli për projektin e ri në karrierën e saj.

Moderatorja u shpreh se prej kohësh ka pasur dëshirë të drejtojë një emision dedikuar fëmijëve.

Ajo u shpreh se ky ishte momenti i duhur që të prezantonte një emision të tillë, pasi po priste kohën që të rritej profesionalisht si gazetare.

Ajo tregoi se “Më thuaj një dëshirë” e ka shijuar në maksimum, aq sa po mendon të bëjë dhe një fëmijë vetë. Kjo dëshirë e shprehur publikisht i habiti të gjithë, sepse Fjoralba nuk kishte folur më parë për diçka të tillë.

“Kam kaluar aq mirë me fëmijët në emision sa po e mendoj të filloj të punoj dhe vetë për një fëmijë. Të jetë për mua, familjen time e dua skuadër futbolli. Dëshira është e tillë, tjetër gjë si do na rezultojë udhëtimi”,- u shpreh Fjoralba.

Ndërkohë, para disa kohësh mediat zbuluan se cili është djali që i ka rrëmbyer zemrën.

U zbulua se partneri i saj quhet Françesko dhe është jo vetëm atlet në sportin e xhudos në Tiranë, por edhe inxhinier software.

Pasi mediat bënë publike fotot e Fjoralbës me partnerin, moderatorja vendosi të mos fshihej më dhe publikoi vetë foto me Françeskon.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat