Dua Lipa ndan pamje nga performanca spektakolare për natën e ndërrimit të viteve

Bota e Yjeve

Dua Lipa ndan pamje nga performanca spektakolare për natën e ndërrimit të viteve

Më: 2 janar 2021 Në ora: 09:23
Dua Lipa

Dua dhuroi tjetër performancë spektakolare.

Dua Lipa është në mesin e artistëve të njohur, të cilët mbajtën koncerte për Vitin e Ri, por këtë herë pa publik.

Këngëtarja, ka publikuar disa imazhe të shkëputura nga ajo performancë, ku shihet bashkë me balerinat në skenë.

Image

Artistja kishte zgjedhur që të vishet me një kostum shumëngjyrësh, teksa edhe këtë herë dha më të mirën nga vetja në performancë.

Dua shprehet shumë e lumtur që pavarësisht situatës, pati mundësi të mbajë koncerte dhe ta argëtojë publikun, ndërsa ua uroi të gjithëve Vitin e Ri.

Kujtojmë se javë më parë, Dua organizoi koncertin virtual “Studio 2054”, i cili rezultoi shumë i suksesshëm.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat