Me një foto të vetme, takimi i parë i Arminës dhe Zenit ishte kështu

Bota e Yjeve

Me një foto të vetme, takimi i parë i Arminës dhe Zenit ishte kështu

Më: 2 janar 2021 Në ora: 20:06
Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha

Armina i është bashkuar trendit të fundit të personazheve të famshëm, ku me një foto tregojnë momente të veçanta nga jeta e tyre. Një prej ndjekësve i ka kërkuar Arminës t’i tregojë takimin e parë me Shkëlzenin dhe blogerja ia ka plotësuar dëshirën.

Dhe ja ku Armina poston një foto nga takimi i tyre i parë, një foto e shumë viteve më parë, por që tregon qartë lumturinë e atij momenti.

Armina shprehet se kjo është edhe foto e parë që i ka bërë Shkëlzeni, gjë që e bën edhe më të veçantë këtë imazh.

Blogerja ka treguar edhe një foto të papublikuar nga fejesa dhe një tjetër ku çifti shfaqen në Liqenin e Komos, një vend të cilin e vizitojnë çdo vit.

Image
Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat