Momenti epik i Almedës dhe Tolgahanit në emision dhe ankesat për njëri-tjetrin!

Bota e Yjeve

Momenti epik i Almedës dhe Tolgahanit në emision dhe ankesat për njëri-tjetrin!

Më: 5 janar 2021 Në ora: 15:58
Almeda, Tolgahan

Së fundmi, Almeda, Tolgahan dhe Efehan kanë qenë të ftuar në një emision turk ku kanë folur rreth shumë detajeve interesante rreth familjes së tyre.  E sigurisht nuk mund të mos flisnin për Shqipërinë e shqiptarët.

“Thonë se shqiptarët janë shumë kokëfortë”, i tha prezantuesja Almedës, teksa Tolgahan i cili duket se ra shumë dakord me këtë gjëqeshi dhe tha me ironi: “Jooo, fare!”

“Edhe ti je kokëfortë”, ia ktheu Almeda. “Po zemër, edhe unë shqiptar jam, s’thashë gjë”, i tha Tolga, teksa përpiqej të dilte nga situata.

Aktori turk tregoi se Almeda është shumë kokëfortë dhe është një ndër njerëzit më të vështirë për t’u bindur.  Ai tregoi se ajo është shumë kokëfortë dhe është shumë e vështirë për ta bindur për diçka. Ai mori shembull një rast kur Almedës të gjithë i thonin se i shkon shumë një veshje, ndërsa ajo nuk e pëlqente aspak dhe askush nuk e bindi dot ta vishte.

Por, edhe Almeda nga ana tjetër, nuk i kurseu ankesat për Tolgahan, ku ndër të tjera tha se ai vonohet shumë, kur bëhet gati për të dalë.

Gjatë emisionit Efehan i ka kërkuar bukuroshes shqiptare këngën “Qengji i vogël” dhe mami Almeda nuk ka ngurruar t’ja vendosë direkt për ta dëgjuar. Efehan duket se e pëlqen shumë këngën, sepse sapo e dëgjon nis menjëherë të kërcejë. Në këtë formë dashur apo pa dashur, vogëlushi i ka bërë teleshikuesit turq të dëgjojnë shqip.

Ndërkohë kujtojmë se Almeda Abazi është sërish në pritje të ëmbël. Para disa muajve ajo dhe Tolgahan zbuluan se do të bëhen prindër për herë të dytë dhe këtë herë presin një vajzë.

E pyetur për emrin që ka menduar për bebushen, ndryshe nga shumë personazhe të njohur të showbiz-it, Almeda s’ka ngurruar të tregojë se cili emër i ka pëlqyer më shumë deri tani.

Aktorja u shpreh se kishte menduar dy-tre emra, por i preferuari i saj mbetej Alina dhe ky mund të jetë me shumë mundësi emri i ardhshëm i foshnjës që po pret.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat