Ikona e muzikës vdiq nga kanceri i mushkërive, supermodelja: S’do martohem më kurrë. Ai ishte dashuria e jetës sime

Bota e Yjeve

Ikona e muzikës vdiq nga kanceri i mushkërive, supermodelja: S’do martohem më kurrë. Ai ishte dashuria e jetës sime

Më: 5 janar 2021 Në ora: 16:53
Iman dhe David Bowie

Supermodelja Iman është shprehur se nuk do të martohet më kurrë pas vdekjes së bashkëshortit të saj të ndjerë David Bowie.

65 vjeçarja ishte në një marrëdhënie me muzikantin nga viti 1990 deri kur ai u nda nga jeta në 2016-ën.

Dhe në një intervistë për Harper’s Bazaar, supermodelja tha se muzikanti ishte dashuria e saj e vërtetë, ndërsa pranoi se ndihet e vetmuar me jetën e re.

“Davidi është në zemrat dhe mendjet tona çdo ditë. Ai ishte dashuria ime e vërtetë. Vajzat e mia njëherë më pyetën nëse do të martohesha sërish dhe unë u thashë: ‘Kurrë’,”– u shpreh Iman.

Teksa reflekonte për romancën me artistin ikonë, i cili vdiq pas një beteje 18 mujore me kancerin e më mëlçisë, mbretëresha e pasarelave Iman tha: “Nuk mund të kishte qenë më e mirë. Ai ishte shumë i qeshur. Jetuam një jetë të bukur,tëe zakonshme dhe kjo ishte e mrekullueshme për të. Ne mund të jetonim në Neë York, të merrnim vajzën nga shkolla, të shëtisnim kudo … E dini, do të doja të kishim më shumë vite për të jetuar së bashku.”

Modelja ka qenë e martuar edhe dy herë të tjera, me Hilton Hassan nga viti 1973 deri në 1975 dhe ish-basketbollistin, Spencer Hayewood nga 1977 deri në 1987.

Iman ka një vajzë 42 vjecare, Zulekha, me ish-sportistin dhe një vajzë tjetër Alexandria ‘Lexie’ Zahra Jones, 20 vjec, me David.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat