Lindsay Lohan e lodhur nga komentet: Mos u merrni me të kaluarën time!

Bota e Yjeve

Lindsay Lohan e lodhur nga komentet: Mos u merrni me të kaluarën time!

Më: 7 janar 2021 Në ora: 16:25
Lindsay Lohan

Këto vitet e fundit e kemi dëgjuar emrin e saj vetëm nëpër komisariate, por jo si në filma, këtë herë në të vërtetë. Gjendja e saj shëndetsore nuk ka qenë aspak mirë dhe aktorja e famshme duket sikur ka hequr dorë nga aktrimi dhe nga ëndrra e saj e madhe. Ajo numëron një list të gjatë rolesh në kinematografi dhe gjithmonë ka spikatur si vajza rebele dhe e çiltër, ashtu siç ajo është në të vërtetë. Në një intervistë për “New York Times”, 31- vjeçarja, citoi se ka hequr dorë nga jeta rebele dhe i është përkushtuar kujdesit ndaj shëndetit.

Tani është më e lumtur dhe e qetë ndaj foli për të gjtihë duke pranuar publikisht: “Unë jam një person normal dhe i këndshëm. Një njeri i mirë. Unë nuk kam asnjë qëllim të keq. E kaluara ime duhet të qëndrojë në të kaluarën dhe njerëzit nuk kanë pse ta përmendin më , sepse nuk është më, është zhdukur, ka vdekur. Dhe kjo është shumë e rëndësishme për mua”.

Image
Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat