“Më duket vetja sikur jam fajtore kur …“- Rosela Gjylbegu shpreh shqetësimin dhe frikën nga COVID: Uroj të kalojë ky makth

Bota e Yjeve

“Më duket vetja sikur jam fajtore kur …“- Rosela Gjylbegu shpreh shqetësimin dhe frikën nga COVID: Uroj të kalojë ky makth

Më: 9 janar 2021 Në ora: 07:56
Rosela Gjylbegu

Këngëtarja Rosela Gjylbegu ka shprehur shqetësimin për situatën e krijuar nga pandemia e koronavirusit.

Në një intervistë për Wake Up, ajo u shpreh se uroj që kjo periudhë të jetë fundi i kësaj “flame” që po na largon nga njerëzit.

Për shkak të aktiviteteve, asaj iu duhet të qëndrojë në konktakt me persona të ndryshëm, ndaj u shpreh se kur shkon në shtëpi i duket vetja fajtore për shkak se frikësohet mos i infekton me COVID-9.

Ndërsa kujtoi edhe ndarjen nga jeta të kantautorit Kujtim Prodani, duke thënë se “do donte që ky vit të mos kishte filluar kështu“.

“Për mua është e rëndësishme është që unë, familja ime dhe të afërmit e mi gëzojmë shëndet të mirë. Me ndarjen nga jeta të Kujtim Prodanit u trishtova shumë, i shpreh ngushëlime familjarëve, miqve dhe kolegëve të tij, do të doja të mos kishte filluar kështu ky vit. Uroj dhe shpresoj me gjithë zemër që kjo periudhë të jetë fundi i gjithë kësaj lufte, flame që po na largon nga njerëzit sepse nuk po gëzojmë dot asnjë moment.

Shkoj në shtëpi dhe më duket vetja sikur jam fajtore sepse jam në punë, në lëvizje, në kontakt me njerëzit dhe më duket sikur po u sjell virusin në shtëpi dhe të jep një ndjesi që të rëndon. Është e pamundur të kujdesem sepse duke qenë se isha pjesë e aktviteteve gjatë kësaj periudhe, ishte e pamundur të jem drastike sepse jam me njerëz, dal në skenë dhe detyrohem të heq maskën, por jam munduar të jem e kujdesshme. Në intervistat që kam dhënë, jam grimuar vetë që të vija në emision dhe të mos kisha kontakte të tjera.

Uroj që ky vit të fillojë sa mbarë për të gjithë, mbi të gjitha shëndeti dhe uroj ta kalojmë këtë mankth,”- tha Rosela Gjylbegu.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat