Ledri kthehet në Prishtinë nga Gjermania

Bota e Yjeve

Ledri kthehet në Prishtinë nga Gjermania

Më: 10 janar 2021 Në ora: 22:24
Ledri Vula

Më 10 tetor të vitit të kaluar, Ledri Vula dhe e dashura e tij asokohe shtatzënë, Sara Hoxha morën rrugën për në Gjermani.

Planet e çiftit ishin që atje të pritnin në jetë vajzën e tyre Sara Poem Blu e cila erdhi në jetë me 14 drejtor të vitit 2020.

Çifti, tashmë prindër, festuan në Gjermani edhe festën e Vitit të Ri, teksa planet e tyre për kthim ende nuk ishin qartësuar për fansat.

Image

Por, sot me anë të një postimi në llogarinë e tij në Instagram, ndjekësit kuptuan se ai është kthyer në Kosovë, në Prishtinë.

Së pari herë publikoi një fotografi duke shkrepur krahët e aeroplanit nga dritarja e vogël e aeroplanit, e më pas edhe shtëpinë e tij nga jashtë në Prishtinë.

Image

Sipas postimeve të çiftit në llogaritë e tyre respektive në Instagram, na la të kuptojmë që këtë udhëtim, Ledri e bëri i vetëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat