“A je e lidhur me një çun nga gjimnazi?”- Pasi publikoi një foto nga fëmijëria, Nevina Shtylla zbuloi se…

Bota e Yjeve

“A je e lidhur me një çun nga gjimnazi?”- Pasi publikoi një foto nga fëmijëria, Nevina Shtylla zbuloi se…

Më: 12 janar 2021 Në ora: 13:12
Nevina Shtylla

Nevina Shtylla vendosi që mbrëmjen e djeshme të bënte një bashkëbisedim me ndjekësit e saj, ku ndër të tjera i është kërkuar të publikojë një foto nga fëmijëria e saj.

Nevina ua ka plotësuar dëshirën duke publikuar një imazh ku shfaqet pranë një motori, teksa mbi kokë ka një fjongo të kuqe.

Por, nuk munguan as pyetjet personale! Ndonëse nuk e zbuloi nëse është apo jo në një lidhje, moderatorja hodhi poshtë disa fjalë që qarkullonin për jetën private të saj.

Image

“A është e vërtetë që je e lidhur me një çun që nga gjimnazi?”, e pyeti një nga ndjekësit, teksa Nevina iu përgjigj: “Çfarë?! Hera e parë që e dëgjoj. Jo, nukë shtë e vërtetë”.

Nevina është padyshim një nga vajzat më të bukura të ekraneve shqiptare dhe sigurisht një nga moderatoret më të dashura të publikut.

Image

Pak javë më parë, teksa ishte e ftuar në rubrikën “N’fermë” të emisionit “E Diell”, ish-missi ka treguar se në fëmijëri është bullizuar.

Në një rrëfim të sinqertë, moderatorja bukuroshe pohoi se është bullizuar jo vetëm nga nxënësit e shkollës, por edhe nga disa mësuese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat