Paul Newman dhe jeta e tij ndër vite, në epokën e artë të filmit

Bota e Yjeve

Paul Newman dhe jeta e tij ndër vite, në epokën e artë të filmit

Nga: D.B. Më: 15 janar 2021 Në ora: 17:45
Paul Newman

Aktori legjendar amerikan i epokës së artë të Hollivudit dhe i adhuruar nga milionë gra në mbarë botën për sytë e tij blu. Komedia ishte arti i tij, garat me makinë pasioni i tij, dashuria e tij shkonte tek familja dhe miqtë, zemra dhe shpirti në shërbim të një bote më të mirë.

Paul Newman u lind në Shaker Heights, Ohio, më 26 janar 1925, nga baba hebre në fe dhe nënë katolike me prerardhje nga Sllovakia. Që në vegjëli shfaqi interes për teatrin dhe me inkurajimin e nënës së tij mori pjesë në një rol të vogël në shfaqjen e Robin Hood, në shkollën e tij. Pas diplomimit në shkollën e mesme shërbeu mandatin e tij në aviacion dhe dërgohet në frontin e Paqësorit gjatë Luftës së Dytë Botërore. Pas përfundimit të shërbimit studioi për aktor në Universitetin Gieil dhe pastaj në Studion e famshme të aktorit prestigjioz Lee Strasberg, ku mësoi artin e "metodës".

Filloi karrierën kinematografike në mes të viteve 1950 dhe shpejt u bë protagonist. Mori pjesë në më shumë se 50 filma dhe rolet që luajti në filmat,"Sting" dhe "Dy Banditë" të George Roy Hill, pranë Robert Redford, bënë histori. U propozua nëntë herë për aktorin më të mirë për çmimin Oskar, më në fund fitoi një të tillë në vitin 1987 për rolin e tij në filmin, "Ngjyra e Parave", bashkë me yllin e ardhshëm Tom Cruise. Në vitin 1986 Akademia Amerikane e Filmit i dha çmimin Oskar nderi për kontributin e tij në artin e shtatë. Bashkëpunoi me regjisorët të rëndësishçm si Alfred Hitchcock (Torn Curtain), me John Huston (gjykatësi), Robert Altman (Kouintetop), Sidney Lumet (juria), Martin Scorsese, Sam Mendes (Rruga e humbjes) , Richard Brooks (Mace e tërbuar) dhe vëllezërit Coen (Z.Hula Hoop) dhe bashkë-luajti me emra të mëdhenj të Hollivudit, si Robert Redford, Elizabeth Taylor, Lauren Bacall dhe Tom Hanks. Dashuria e tij e madhe ishte bashkë-protagonistja Joanne Woodward.

U njohën gjatë xhirimeve të filmit,"Verë e Gjatë e Nxehtë" në vitin 1958 dhe nuk u ndanë deri në vdekje. "Kam biftek në shtëpi, pse të shkoj jashtë për hamburger ?" kishte thënë me shaka në revistën Playboy, kur u pyet nëse i kishte menduar ndonjëherë të tradhtonte gruan e tij. Me Joanne Woodward kishte tre vajza, dhe nga martesa e tij e parë një djalë dhe dy vajza. Në vitin 1990 revista "People" e zgjodhi si një nga 50 burrat më të bukur në botë, ndërsa në vitin 1995 revista britanike "Empire" e zgjodhi në mesin e 100 aktorëve më seksi në historinë e kinemasë. Një aktor i politizuar, luajti një rol të rëndësishëm në lëvizjen e të drejtave civile amerikane. Mori pjesë në fushatat zgjedhore të Partisë Demokratike, si dhe në konferencat bërthamore të çarmatimit. Në vitet 80-të hodhi në treg një numër të produkteve ushqimore me emrin e tij të ardhurat e të cilave i jepte për bamirësi.

Deri në maj 2007, fondet që kishte dhënë për organizatat bamirëse tejkaluan 200 milionë dollarë. Kishte pasion për shpejtësinë dhe makina të shpejta. Mori pjesë në shumë gara, duke kulminuar me vendin e dytë në vitin 1979 në ralin e famshëm të "24 orë" në Leman. Në Maj të vitit 2008 Paul Newman njoftoi se për arsye shëndetësore tërhiqet nga aktivitetet dhe se nuk do të drejtonte versionin teatral të romanit të John Steinbeck."Njerëz dhe minj" Duhanxhi i thekur, u largua nga jeta në fermën e tij, pranë Westport, Connecticut, më 26 Shtator, 2008,i goditur nga kanceri i mushkërive.

Image
Image
Image
Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat