Miley Cyrus kapet mat me një mashkull misterioz

Bota e Yjeve

Miley Cyrus kapet mat me një mashkull misterioz

Më: 16 janar 2021 Në ora: 13:14
Miley Cyrus

Miley Cyrus është përfolur shumë për jetën e saj private, për lidhjet dhe ndarjet e shpeshta që ka pasur kohët e fundit. Ndërkohë para pak ditësh këngëtarja është kapur mat përkrah një djali të panjohur. “The Sun” ka publikuar disa foto, në të cilat Miley shihet duke shëtitur në buzë të detit me djalin në fjalë.

Në foto ata të dy shihen të veshur shumë thjesht, ndërkohë që kapin me celular pamjen e bukur të detit në Malibu. Nuk dihet nëse ata kanë nisur një lidhje romantike së bashku, sepse në fotot e publikuara nuk ka ndonjë shenjë që mund të çojë drejt këtij përfundimi. Mirëpo duhet thënë se këto imazhe i kanë habitur jo pak fansat e Miley-t, që nuk e kanë parë në shoqërinë e ndonjë mashkulli që pas ndarjes nga Cody Simpson.

Kujtojmë se para disa javësh, Miley u shpreh në një intervistë se dëshiron të krijojë një lidhje të re, por kërkon një njeri të mërzitshëm .

“Kam nevojë për një njeri të qetë. Dua dikë të mërzitshëm, por të sigurt”, është shprehur Miley.

Vitet e fundit kanë qenë shumë të trazuar për sa i përket aspektit të dashurisë për këngëtaren e famshme. Në vitin 2018-të ajo vendosi të martohej me Liam Hemsëorth pas një lidhjeje 11-vjeçare, por martesa e tyre zgjati shumë pak dhe ata u divorcuan. Pas ndarjes nga Liam ajo u lidh me personazhin e famshëm të televizionit, Kaitlynn Carter. Por dhe marrëdhënia me të nuk zgjati shumë. Më pas ajo nisi një romancë me mikun e saj të fëmijërisë, Cody Simpson, por dhe me atë u nda në gusht të 2020-s.

Image
Miley Cyrus kapet mat me një mashkull misterioz buzë detit
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat